VIDEO/ Dy operacione në Vlorë, sekuestrohen armë dhe drogë, 4 të arrestuar

Policia e Vlorës ka finalizuar brenda 24 orëve të fundit dy operacione të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacioneve, janë vënë në pranga 4 persona, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe dy automjete.

Në Vlorë, në kuadër të operacionit “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa. Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni “Transportuesit”, pas një hetimi proaktiv trejavor me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë.

“Finalizohen brenda 24 orëve të fundit dy operacione policore, “Siguria” dhe “Transportuesit”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe 2 automjete.
1-Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

2-Në Sarandë, si rezultat i hetimeve proaktive 3-javore të kryera me metoda speciale të hetimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesit”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas:

– A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe për armëmbajtje pa leje;
– K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;
– A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Tre shtetasit u kapën në flagrancë në rrugën “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte A. N., ku udhëtonte edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e dyshuar se transportohej me qëllim shitjen në Sarandë dhe Ksamil. Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J. lëvizte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×