Zjarri mbajti në alarm Gjirokastrën gjatë natës, vijon beteja me flakët mes Asim Zenelit dhe Saraqinishtit

Një vatër e madhe zjarri ka qenë aktive gjatë gjithë natës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë vijuar pa ndërprerje operacionin për izolimin e flakëve.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër, alarmi është dhënë në orën 22:50, kur është raportuar shpërthimi i zjarrit. Terreni i vështirë, i mbuluar me bimësi të dendur, shkurre dhe bar të thatë, ka vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Në operacion janë angazhuar të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, ndërsa në ndihmë pritet të bashkohen edhe zjarrfikësit me kontratë të përkohshme dhe forcat vullnetare të Bashkisë. Autoritetet bëjnë me dije se situata mbetet serioze dhe puna për vënien nën kontroll të flakëve vijon me intensitet maksimal.

Ndërkohë, qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet në zonën e prekur nga zjarri dhe të bashkëpunojnë me autoritetet deri në neutralizimin e plotë të vatrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×