
Kapet pas disa orësh kërkimesh autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos në afërsi të banesës së tij, pas kontrolleve intensive të zhvilluara në disa zona të qytetit.
Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit i cili ishte pjesëtarë i Forcave të Armatosura, u shoqërua nga forcat e Policisë në Komisariat, siç duket nga pamjet.
20-vjeçari Joan Zuko u vra pas një konflikti, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar menjëherë nga vendngjarja.
Pas krimit, Policia dhe forcat RENEA zhvilluan kontrolle në disa zona, përfshirë edhe varrezat e qytetit, pasi dëshmitarët kishin deklaruar se autori ishte drejtuar në atë zonë.
Më herët, forcat e Policisë dhe RENEA kishin kontrolluar edhe pranë banesës së Sterjos, por nuk e kishin gjetur aty.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit, i cili ishte edhe pjesë e Forcave të Armatosura.
and then