VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Bradashesh-Krrabë, bllokohet qarkullimi

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Bradashesh–Tuneli i Krrabës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit dhe panik te drejtuesit e mjeteve. Zjarri ka përfshirë me shpejtësi automjetin, i cili është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të mjetit, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas verifikimeve.

Për shkak të zjarrit dhe ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, qarkullimi në këtë segment rrugor u ndërpre për rreth 30 minuta, duke krijuar vështirësi për drejtuesit që udhëtonin në të dyja drejtimet.

Pas largimit të automjetit dhe sigurimit të rrugës, qarkullimi është normalizuar. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×