
Dy operacione policore brenda 24 orëve në Fier dhe Mallakastër, goditen raste të armëmbajtjes pa leje. Tre persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një armë gjahu.
Në Bypass-in e Fierit, gjatë operacionit të koduar “Aksi”, policia arrestoi një 19-vjeçar nga Vlora, i cili dyshohet se lëvizte me armë zjarri në automjet. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë.
Në vijim të hetimeve u arrestua edhe një 28-vjeçar, pasagjer në automjet, i cili dyshohet se kishte dijeni për armën dhe se ajo do të shitej në Fier. Ndërkohë, në Mallakastër u finalizua operacioni “Hidden Guns”, ku u arrestua një 38-vjeçar nga fshati Lofkënd. Ai dyshohet se ka kanosur me armë gjahu një person tjetër pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se i mbante pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
and then