“Jemi të qetë, po negociojmë”, Harry Kane thyen heshtjen: Jam i lumtur te Bayern

“Do flasim javën e ardhshme, ose pas dy javësh, por të dy palët janë të realaksuar”. Kjo është përgjigjja e Harry Kane i pyetur në lidhje me rinovimin e mundshëm të kontratës me Bayern Munich, një nga të paktat pikëpyetje që ka mbetur në shtëpinë e Bayern përpara startit të sezonit. Në fakt, ky diskutim zgjat prej kohësh, pasi Bayern Munich është përpjekur këto muaj t’i rrëmbejë |bomberit” anglez firmën për rinovimin e kontratës.

Objektivi i Bayern është t’i ofrojë Harry Kanë një kontratë deri në vitin 2028 me opsion rinovimi për një tjetër vit, ndërsa termat financiarë pritet të jenë të njëjtë, afro 13 milionë euro në vit. Ndryshe nga Bayern, përfaqësues të Harry Kane kërkojnë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030, në mënyrë që Kane të shkojë i qetë në Botërorin e tij të fundit.

Sulmuesi anglez është komod në këto negociata pasi duke nisur nga janari ka të drejtë të futet në diskutime me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij, Bayern kërkon të shmang pikërisht këtë pasi rrezikojnë që në fund të këtij sezoni ta humbasin falas, një situatë e ngjashme me atë të Robert Lewandowskit i cili u largua falas në Barcelonë. Pikërisht klubi blaugrana po kthehet sërish në një shqetësim pasi shohin te Harry Kane lojtarin ideal për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimet e Lewandowskit dhe Ferran Torres.

I pyetur për këtë opsion, për një transferim të mundshëm të Barcelona, ose më saktë që mund të largohet pas një viti, Harry Kane dribloi: “Nuk ja kam idenë, me këto gjera merret babai dhe vëllai im. Di të them se jam shumë i lumtur këtu te Bayern dhe totalisht i përqendruar te sezoni i ri”, u shpreh Kane. Pavarësisht moshës, 33-vjeç, shifrat e Harry Kane janë fantastike ku vetëm sezonin e fundit realizoi 61 gola në 51 ndeshje vetëm me Bayern Munich.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×