Aksident i frikshëm në Berat! Furgoni merr para çiftin e të moshuarve që po priste në trotuar të hapej semafori

Një aksident ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Ura e Varur”. Një mjet, tip Furgon Benz, me targa AB 233 KG, që drejtohej nga një vlonjat, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mbi trotuar çiftin e bashkëshortëve të moshuar, shtetasit: Nikolla dhe Maria Manestra, përkatësisht 82 dhe 80-vjeç, banues në lagjen “Goricë” në Berat.

Të moshuarit ndodheshin mbi trotuar, në pritje të hapjes së semaforit, për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, e cila ka transportuar çiftin e të moshuarve në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Arben Brahimaj, 60-vjeç, banues në Vlorë, ka deklaruar në vendngjarje se i është bllokuar timoni dhe frenat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të kryer veprimet e para hetimor, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×