Askush si Lamine Yamal, ylli spanjoll favorit për “Topin e Artë”

Ndryshe nga çdo sezon, këtë vit është e vështirë të parashikosh fituesin e “Topit të Artë”, në një kohë kur nuk ka një favoritë absolut. Sigurisht, ka lojtarë si Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Harry Kane apo Dembele të cilët pritet të jenë mes favoritëve. Lista e shkurtër, me 30 emrat e parë do të bëhet publike nga “France Football” më 8 shkurt, ndërsa fituesi i madh do të shpallet më 26 tetor në Londër.

Në këtë periudhë, të gjithë lojtarët e sipërpërmendur, janë në garë me kohën për të dhuruar të tjera paraqitje fantastike pasi fituesi pritet të vendoset me një diferencë të vogël votash. Lamine Yamal shpërtheu në ndeshjen e fundit në La Liga, kundër Rayo Vallecanos, me yllin spanjoll që realizoi një “dopjetë”.

Falë atij dygolëshi, Yamal vendosi një rekord të ri në botën e fundit: bëhet lojtari më i ri në histori që arrin kuotën e 50 golave. Vetëm 19-vjeç dhe 49 ditë, Yamal la pas në këtë garë Kylian Mbappe. Një nisje të mirë këtij fillimi sezoni i ka bërë edhe Mbappe, me sulmuesin francez që ka realizuar 4 gola në 3 javët e para në La Liga.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×