Vendim befasues i Burnley, shet sulmuesin e ekipit, “assist” për Brojën

Orët e fundit të merkatos në Angli ishin të “nxehta” edhe për Armando Brojën, kjo pasi lëvizjet e fundit të trajnerit të Burnley, duke mos e përfshirë në listën e lojtarëve për sfidën kundër Norwich, krijuan iluzionin se Broja ishte nxjerrë në shitje, por merkato vërtetoi krejtësisht të kundërtën. Burnley jo vetëm që nuk largoi sulmuesin kuqezi, por shiti sulmuesin kryesor të ekipit, rivalin më të madh të Brojës, Flemming, me këtë të fundit që u transferua tek Ipswich.

Në këto kushte, Burnley ka tani në dispozicion vetëm dy qendërsulmues, Brojën dhe Amdouni. E sigurt është se të paktën deri në janar, Broja nuk lëviz nga Burnely, jo vetëm kaq, por tani për sulmuesin kuqezi parashikohen më shumë minuta në dispozicion. Ky është pa diskutim një lajm pozitiv për Brojën, por edhe për ekipin tonë përfaqësues.

Të gjithë “kryqëzojnë gishtat” vetëm që Broja të mos dëmtohet dhe të rikthehet në kushte fizike të mira për të qenë një alternative më shumë për trajnerin Rolando Maran në prag të startit të Ligës së Kombeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×