
“Kjo Javë” rikthehet në ekran këtë shtator me sezonin e ri, duke sjellë në fokus personazhet, zhvillimet dhe historitë që kanë dominuar aktualitetin shqiptar. Gazetarja dhe moderatorja e emisionit, Nisida Tufa ka zgjedhur për këtë nisje një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës në vend, Artan Hoxhën, me të cilin është diskutuar një prej ngjarjeve që ka ngjallur më shumë debat ditët e fundit; arrestimi i Ergys Agasit.
Me tone të forta, Hoxha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si u krye arrestimi dhe mbi arsyet që, sipas tij, çuan në ndalimin e Agasit pas një periudhe të gjatë.
Sipas gazetarit, arrestimi i Agasit nuk duhet parë thjesht si një çështje e SPAK-ut, pasi, në këndvështrimin e tij, nëse do të ishte një objektiv i drejtpërdrejtë i strukturës së posaçme, arrestimi do të ishte kryer shumë më herët. Ai u ndal te mënyra e kapjes së Agasit, duke e cilësuar si një prej elementëve që, sipas tij, ngre më shumë pikëpyetje.
Hoxha e krahasoi këtë arrestim me atë të ish-presidentit Ilir Meta, duke argumentuar se në atë rast, sipas tij, pati një operacion të posaçëm dhe një organizim më të gjerë. Por ajo që e ka bërë veçanërisht të veçantë arrestimin e Agasit, sipas Hoxhës, është dokumentimi i tij. Hoxha tha se lëvizjet e Agasit tregonin, sipas tij, se ai nuk sillej si një person që ishte në arrati apo që i trembej arrestimit. Sipas gazetarit, Agasi nuk duhet të kategorizohet si një personazh tipik i botës së krimit.
Ai e zhvendosi fokusin nga bota e krimit drejt marrëdhënieve mes pushtetit dhe personave që, sipas tij, kanë vepruar pranë tij. Gazetari hodhi akuza të drejtpërdrejta politike, duke e lidhur fuqinë që, sipas tij, kishte Agasi me nivele të larta të pushtetit, deri te kryeministrit Rama. Hoxha u shpreh skeptik për mundësinë që Agasi të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Në fakt nuk është çështje e SPAK-ut arrestimi i Ergys Agasit. Po të ishte çështje SPAK-u, e kishin arrestuar që vitin e kaluar në dhjetor. Pra, është një arrestim që ndodhi pas 10 muajsh dhe ndodhi pas 10 muajsh, jo se Ergys Agasi ishte njeri që ata nuk e gjenin dot se ku ishte fshehur. Por pas 10 muajsh iu hoq imuniteti Ergys Agasit dhe u la i zbuluar që ta arrestonte shoferi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit, Nazmi Bakalli. Është një polic i Shqiponjave që quhet Cenc Gashi. Pra, një personazh kaq i madh, me këtë aureolë, me gjithë këto lidhje, me gjithë këtë pushtet, nuk e kapin dy policë të grupit të gatshëm të Komisariatit të Durrësit. Pra, kjo është gjëja, ajo që kërcet. Regjisori do të ishte munduar ta bënte një çikë më interesante. Ju e kujtoni arrestimin e presidentit Meta. Meta nuk ishte person në kërkim, nuk ishte i fshehur drejtësisë. Por i çuan skuadrën e Posaçme Operacionale. U vendos kamera në pozicion. Pra, pati një regji më interesante. Kurse në rastin konkret kjo gjë nuk ndodhi. Madje mund të jetë arrestimi më i filmuar dhe më i dokumentuar në Shqipëri, sepse në çdo cep, në çdo moment ku ai ishte filmuar, ishte një polic që i shkrepte një foto.
Po polici që më parë s’guxon as t’ia përmendin emrin. Jo më ta ndalonin në rrugë. Pra, si ndodhi kjo?! Pse Agasi ishte i sigurt deri në atë moment që nuk do ta preknin? Sepse kjo nuk ishte thjesht një çështje SPAK-u. Ai iku nga Tirana në Elbasan. Nuk ndoqi rrugën e autostradës, por krahun tjetër. Pra, qëndrimi i tij ka që sa herë kemi folur ne bashkë vitin e kaluar. Kam thënë ndonjëherë unë që ka ikur jashtë shtetit.
Ergys Agasi nuk ishte një njeri, domethënë, që mund ta kapte grupi i gatshëm. Agasi nuk është njeri që vinte nga bota e krimit, nuk ishte një gangster tipik. Ishte njeri që dikush ia delegoi pushtetin dhe ai pastaj, me atë pushtet aq të madh që iu delegua, bëri atë që bëri, por na ka bërë një shërbim shumë të madh, përveç dëmit të madh që ka bërë. Pasojat e tij do t’i shikonim.
Pse Agasi ishte i sigurt deri në atë moment që nuk do ta preknin? Sepse kjo nuk ishte thjesht një çështje SPAK-u dhe, pra, këto zëra që thonin që qarkullonte gjithë kohës në Durrës janë të vërteta. Pra, qëndrimi i tij ka që sa herë kemi folur ne bashkë vitin e kaluar. Kam thënë ndonjëherë unë që ka ikur jashtë shtetit.
E vërtetë, kam thënë gjithë kohës që jo thjesht në Durrës, ishte në Tiranë dhe atë ditë, edhe pse është në Elbasan, ai në fakt ka ikur nga Tirana në Elbasan, nuk ka ndjekur rrugën e autostradës për në Durrës. Po ka ndjekur rrugën nga krahu i Elbasanit. Pse e di ai? Pra, Ergys Agasi nuk ishte një njeri, domethënë, që mund ta kapte grupi i gatshëm. Nuk mund të ekzistonte kjo mundësi për Agasin. Ai nuk është njeri që vinte nga bota e krimit, nuk ishte një gangster tipik.
Ishte njeri që dikush ia delegoi pushtetin dhe ai pastaj, me atë pushtet aq të madh që iu delegua, bëri atë që bëri, por na ka bërë një shërbim shumë të madh, përveç dëmit të madh që ka bërë. Pasojat e tij do t’i shikonim. Akoma nuk janë, nuk kanë shkuar te premtimet që ka bërë, jo premtimin që ka bërë për prokurorinë, se çështja penale për mua është e mbyllur. Për Ergys Agasin mbaron këtu, mund t’i shtohet ndonjë akuzë rrugës, do dënohet, se ai s’ka as vrasje mbi shpinë, as trafik narkotikësh. Mund të shkojë dënimi 10 vjet, me gjykim të shkurtuar shkon shtatë vjet, me kohë paraburgimi ajo shkon nja katër vjet, me 2/3-ën e asaj as dy vjet e gjysmë burg.
Jo, po drejtori i krimeve, jo drejtori i përgjithshëm. Ku ishin drejtorët atë ditë? E kapi Ceni, e mori shpërblimin, po i kanë dhënë. Shumë njerëz të pushtetit atë ditë kanë marrë frymë lirisht, i kanë vënë drynin një gjëje, tani e kanë të sigurt. Ndaj këmbëngulën se ishte: arrestim, arrestim. Por ne kemi Forcën Operacionale, FAST, për personat në kërkim, RENEA, FNSH. Ti je njeriu që ke emëruar tërë dynjanë dhe sot po të ndjekin. Ai që emëronte dhe merrej me tendera, sot e kapi Ceni! Ne s’e hamë sapunin për djathë. Ai nuk ishte problem për botën e nëndheshme të krimit, por për pushtetin. Agasi nuk ka dokumentuar çfarë kanë bërë grupet kriminale, por çfarë ka bërë pushteti me ata poshtë. Ai kërcënonte lart, se pamë se si funksiononte me tenderat, me shishet e verës. Ai ishte pas kryeministrit, jo banditit. Ai vinte nga një familje intelektuale. Kush ia delegoi këtë pushtet? Kryeministri. Kush ia shkriu imunitetin? Kryeministri.
Sapo u kap, njoftimi fillestar ishte që do të shkonte në burgun e Durrësit, por e kthyen në Qafë-Kashar. Këtë s’e di pse e kthyen, çfarë ndodhi për Bradasheshin. Nuk shpresoj që Agasi të flasë më. Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja. Do të marrë përsipër këto akuza që ka, do t’i shtohet ndonjë gjë rrugës. Por kaq! Ata mund ta kenë futur te rrëmbimet, por jo krime të rënda deri në këto momente. Akuzat mund t’i ketë më të lehta se unë! Gjithë ky Gysi i madh ka këto akuza. Më pas qitën fotot dhe videot. Agasi këto kohë ka ndenjur në Tiranë, sa është lodhur! Po të ishte i shqetësuar, s’do të dilte. Kur del një njeri i tillë që është kaq i përfolur, del kur ka siguri. Atje sipër është marrë vendimi: “Ore, mos po flet ky?!” Agasi do të ishte interesant si arrestim, nëse në pushtet do të ishte një parti tjetër dhe kjo tani. Aty ai mund të fliste dhe të bashkëpunonte me hetimet. Por çfarë i intereson atij që të flasë? Nëse ai flet, rëndon veten e vet. Ai nuk ka ardhur nga bota e krimit. Balancat i janë prishur me kohë. Koordinatori i ri në majin e kaluar nuk ishte më Agasi. Në këto momente ku jemi, kjo që ndodhi me Gysin ishte për të qetësuar ata lart në majë të pushtetit. Me Gysin brenda, s’flet më njeri. I vetmi njeri që cicëron është në Lugano, Ben Ahmetaj. Ata që janë brenda, nuk flasin më! Nuk kanë më mundësi të flasin. Kë do të denoncojnë? Ata që kanë në dorë fijet?!”, tha ai.
and then