
Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Peshkëpi, në bashkinë Selenicë.
Flakët janë shfaqur në një zonë kodrinore, ku mbizotëron bimësi shkurrore, duke krijuar rrezik për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe mbetet për t’u parë nëse zjarri do të zgjerohet drejt zonave të tjera.
and then