Vihen nën kontroll zjarret në Helmas, zjarrfikësit në “luftë” me flakët gjatë gjithë natës

Forcat zjarrfikëse të Kavajës, Rrogozhinës, Peqinit, Elbasanit dhe Kamzës kanë vijuar pa ndërprerje operacionin për shuarjen e zjarreve që përfshinë fshatrat Kryezi dhe Zikularje, në zonën e Helmasit.

Gjatë ditës së djeshme, flakët u përhapën deri në Gjinaj të Helmasit, duke vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse. Terreni i vështirë, së bashku me rrugët e bllokuara, pengoi aksesin e automjeteve në disa prej zonave të përfshira nga zjarri.

Pavarësisht vështirësive, falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, veçanërisht ekipeve të Kavajës dhe Rrogozhinës, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e disa prej vatrave kryesore.

Operacioni vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aktualisht, zjarri është shuar pothuajse tërësisht, ndërsa në disa zona vijojnë vetëm disa vatra të vogla, të cilat nuk paraqesin rrezik për përhapje.

Situata në zonë paraqitet nën kontroll. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×