U hodhën nga pallati dhe hoteli/ Dy vetëvrasje në Tiranë dhe Kavajë, ndërrojnë jetë dy persona, mes tyre një shtetas belg

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në vend. Një 36-vjeçar dhe një 48-vjeçar i kanë dhënë fund jetë duke u hedhur nga banesë.

Një prej ngjarjeve raportohet në orët e para të mëngjesit të ndodhur në Tiranë, në Allias, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Gjithashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Kavajë, në Golem. Mësohet se 48-vjeçari shtetas belg është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×