Qeshi me golin e pësuar ndaj Milanit, Interi kërkon shërbimet e mbrojtësit të Lacios

Interi është në ndjekje të një mbrojtësi pas largimit të Andrea Ranokias në drejtim të Monzës së Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit.

ACERBI

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi zikaltër kërkon shërbimet e Françesko Açerbit, i cili është i padëshiruar në Romë nga tifozët lacialë.

Prej disa kohësh ultrasit e bardhekaltëve kanë shprehur pakënaqësinë ndaj 34-vjeçarit, por jo më larg se dita e djeshme në grumbullimin e ekipit, disa tifozë kanë shpërthyer në ofendime ndaj tij dhe trajneri Mauricio Sarri ndërpreu stërvitjen për të mbrojtur mbrojtësin italian.

Vlen të theksohet se Açerbi në ndeshjen ndaj Milanit ku kuqezinjtë fituan me përmbysje 1-2 në stadiumin “Olimpico” në sezonin e kaluar kujtohet pas atij çasti ku Milani shënoi dhe ai menjëherë filloi duke qeshur nga goli i pësuar nga skuadra e tij.

Në sezonin e kaluar në Serinë A, Françesko Açerbi u aktivizua gjithesj në 30 ndeshje ku shënoi 4 gola dhe duke mos dhënë asnjë asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×