
TIRANË
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sot për protestën e pedagogëve dhe kërkesat e tyre.
Vasili shkruan se injoranca, përciptësia, shkollëpakësia dhe obskurantizmi i Edi Ramës këtij simboli të asgjësimit të dijes dhe shkencës dhe promovuesit të injorancës ekstreme po dëmtojnë shumë rëndë në themel të ardhmen intelektuale të vendit.
Ai numëron 12 fakte për atë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me pedagogët.
Pedagogët përballë shkollëpakut e grabitqarit Rama dhe qeverisë injorante e hajdute të tij!
🟥Është fakt asgjësues, që arsimtarët në Shqipëri paguhen shumë më pak se në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.
🟥Është fakt shumë i rëndë, që një familje me dy arsimtarë dhe dy fëmijë kanë të ardhura mujore për frymë në kufijtë e varfërisë dhe të mbijetesës biologjike.
🟥Është fakt, që Edi Rama për faqen e zezë të tij, në vend që të bëjë natën ditë e të rrisë rrogat stimulon thashethemet për marrjen e ryshfeteve nga pedagogët e arsimtarët.
🟥Është fakt që qeveria Meta në vitin 2001, megjithëse në kushte shumë të vështira, i rriti pagat mbi 50% sepse kishte vullnet dhe vlerësonte arsimin dhe dijen.
🟥Është fakt që i gjithë efekti financiar i kërkesave të pedagogëve është fare fare minimal krahasuar me qindra e qindra milionë euro, që grabiten nga qeveria e Ramës çdo ditë me rruge te florinjta, koncesione, inceneratorë dhe me energjinë elektrike.
🟥Është fakt që ndërsa hajdutët e qindra milion euro të inceneratorëve vjedhin të pashqetësuar me Edi Ramën në krye arsimtarët e pedagogët janë futur në burg për 100 euro.
🟥Është fakt që ndërsa laboratorët e kërkimit shkencor janë në mjerim të thellë Edi Rama ky inkuizitor injorant i dijes harxhon miliona euro për instalacionet e tij idiote.
🟥Është fakt që kushtet në shkolla e auditore janë nga më të vështirat dhe Rama me hajdutët e tij vjedhin miliarda me inceneratorë, koncesione e tendera.
🟥Është fakt që shkollëpaku dhe grabitqari kryeministër është gati të ndëshkojë edhe fëmijët se bëjnë shënime në libra ndërsa horrat e qeverise, që grabisin qindra milion euro me firmat e tyre jetojnë në luks të çmendur.
🟥Është fakt që analfabetizmi funksional është në nivele kritike por shkollëpaku kryeministër nuk shqetësohet se i intereson që të shtohen të paditurit të cilët të dëshpëruar të lënë vendin dhe të zëvendësohen nga bangladeshas.
🟥Është fakt që për shkak vetëm të këtij kryeministri grabitqar e hajdut sot çdo shqiptar do të donte të jetonte më mirë në Maqedoni apo Kosovë se sa në Shqipëri.
🟥Është fakt niveli mizerabël intelektual i qeverisë së Edi Ramës e cila është shndërruar në panairin e idiotësisë, gafave dhe sharlatanizmit ekstrem.
Injoranca, përciptësia, shkollëpakësia dhe obskurantizmi i Edi Ramës këtij simboli të asgjësimit të dijes dhe shkencës dhe promovuesit të injorancës ekstreme po dëmtojnë shumë rëndë në themel të ardhmen intelektuale të vendit.
#ShporrjaeRamesShpetonArsimin