Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen në të gdhirë të së dielës në Las Vegas në një “Klasike” verore në turneun që dy gjigantët spanjollë po zhvillojnë në SHBA.
Barcelona është e para nga dy ekipet që ka mbërritur në Las Vegas, por është përballur me një të papritur jo fort të këndshme. Katalanasve u është dashur të stërviten në temperatura ekstreme, teksa termometri ka shënuar 44 gradë Celsius.
Kjo ka bërë që për të dytën ditë stërvitore në Las Vegas, katalanasit të spostojnë me 60 minuta orarin e stërvitjes për të shmangur sadopak të nxehtin përvëlues të Vegasit.
Megjithatë, edhe pse stërvitja është parashikuar të zhvillohet në orën 20:00 me orën amerikane, përsëri temperaturat do të jetë 39 gradë. Me këtë situatë pritet të përballet edhe Reali i Madridit që parashikohet të mbërrijë sot në Las Vegas.
Arena e Lajmit

Loading…