Shehi fsheh formacionin, si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Zrinjskit në duelin e kthimit në Ligën e Konferencës

Tirana humb Klevi Qefalinë, mesfushorin i cili luajti titullar ndaj Zrinjskit.

qefalija

Lojtari u dëmtua në fund të lojës me boshnjakët dhe doli duke lënë bardheblutë me 10 vetë. Dje ai vetëm ka vrapuar rreth fushës dhe nuk do të rikuperohet para sfidës me Zrinjskin.

Në këto kushte, Tirana, e cila duhet të kthehet te skema e vjetshme, pritet të luajë ndaj boshnjakëve me një 11-she që fillon nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje.

Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.

TIRANA 1

Megjithatë, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hilën.

Tirana kërkon më të mirën. Në këtë moment që flasim, veç Likës, në stol janë Zhivanaj, Përgjoni, Hasani, Hila e lojtarë të tjerë që fare mirë mund të luajnë titullarë te bardheblutë.

Shehi ka dilema dhe gjatë ditës së djeshme e ka fshehur formacionin, duke përzier skuadrën. Gjithsesi, zor se do të ketë ndryshime.

Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim skeme, por në fund skuadra nuk është se do të transformohet shumë në fizionominë e saj.

MERKATO – Për sa i përket merkatos në hyrje, Husein është lojtari i pestë që Tirana afron këtë verë.

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngoja dhe Ardit Toli, si dhe sportistë të tjerë që nuk kishin hapësira. Futbollistët që ishin titullarë sezonin e shkuar.

Këtë verë janë afruar Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ishlojtari i Teutës ka luajtur titullar.

Bardheblutë duan akoma futbollistë në organikë, por skuadra do të plotësohet ndoshta pas ndeshjes së dytë të Konferencë Ligës.

tir

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×