
Autoritetet kufitare në jug të Gjermanisë kanë ndaluar një fugon i cili po tentonte të kalonte kufirin drejt Austrisë, teksa brenda mjetit janë gjetur 9 shtetas shqiptarë.
Raportohet se 8 prej këtyre personave kishin tejkaluar lejen e tyre të qëndrimit në vend dhe u duhej të largoheshin nga Gjermania. Pas hetimeve të mëtejshme u zbulua se shoferi 40-vjeçar, gjithashtu nga Shqipëria, i kishte transportuar emigrantët nga Belgjika.
Tashmë drejtuesi i mjetit është nën hetim për kontrabandë njerëzish, ndërsa pasagjerët shqiptarë janë akuzuar për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në shtetin gjerman.