“Zero kushte, jemi tërësisht të hapur”, Berisha mbi bisedimet për bashkimin e PD: Mirëpres çdo kontribut. Bardhi e Paloka…

Sali Berisha32323

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se e ka mirëpritur pozitivisht propozimin e grupit Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale.

I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se asnjë nga palët nuk vendos kushte dhe në këtë mënyrë bashkimi do të ndodhë.

Berisha tha se kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka komunikime me deputetin Gazmend Bardhin, dhe se negociatat po vijojnë në të gjitha nivelet.

“E mirëpres. Cilido prej tyre të kandidojë, cili do prej tyre është i mirëpritur të sugjeroj. Unë garantoj se ky qëndrim është plotësisht i hapur serioz dhe asnjë lloj paragjykimi apo prap vendimi. Unë mirëpres çdo kontribut të cilido demokratë në këtë proces. Paloka është në kontakt me Bardhin dhe Paloka ka rastisur në një udhëtim në asamblenë ndërparlamentarë në Ugandë, por kontakte kanë marrë. Jam i bindur që ekzistojnë çdo bazë për një bashkim të vërtëte. Nuk ka asnjë kusht, zero kushte tërësisht e hapur. Por edhe pala tjetër nuk kanë kushte dhe bashkimi kështu ndodh dhe të dy palët do të përpiqen të gjejnë më të mirën për zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi në proces bisedimi, në të proces në nuk vëmë kushte. Ata janë deputet të PD, nuk janë forcë tjetër politike. Ata kanë të gjitha të drejtat. Bisedimet do të qartësojnë çdo aspekt. Unë nuk paragjykoj asgjë. Unë iu them këtu që hapat që ata kanë bërë janë plotësisht të pranueshme dhe ne kemi qenë të hapur pa kushte. Po vendosëm kushte nuk ka marrëveshje”,-tha Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×