Liga e Konferencës/ Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët shkodranë, ja ku mund ta ndiqni duelin ndaj Kraiovës

Vllaznia do të luajë ndeshjen e dytë të turit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj Universitatea Kraiovës nesër në orën 19:30 në transfertë.

VLL

Shkodranët kërkojnë me çdo kusht fitoren për tu kualifikuar për në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Së fundmi klubi i Vllaznisë ka shpërndarë një video ku njofton tifozët kuqeblu se takimi ndaj skuadrës nga Kraiova do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën “TIBO” dhe në “OverSport 1”.

Vllaznia në rast kualifikimi në raundin pasardhës do të gjejë ekipin ukrainas të Zorja Luhanskut.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×