Edhe pse është në gjyq me Tiranën në DHKZK, lojtari Ardit Toli ka vendosur që të firmosë me ukrainasit dhe pritet të nisë stërvitjen. Mesfushori ka refuzuar që të luajë me bardheblutë duke zgjedhur kampionatin ukrainas.

Klubi i Vorsklës ka kontaktuar me Tiranën për Ardit Tolin për të parë se si është çështja e këtij lojtari me kampionët shqiptarë. KF Tirana i ka bërë të qartë klubit ukrainas se lojtari është në gjyq me bardheblutë.
Nga ana tjetër, Toli ka konfirmuar se kërkon të firmosë me ukrainasit, ndërsa nëse humb gjyqin, i paguan vetë detyrimet me KF Tiranën. Të shohim. Problem është nëse FSHF do të japë lejen e kalimit.
Arena e Lajmit
and then