“Shkojnë në GJK për të rrëzuar vendimin e qeverisë”, Bardhi i përgjigjet Ramës për ndërtimet pa leje: Gënjen për të mbrojtur oligarkët!

Gazmend Bardhi

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet pa leje.

Bardhi shprehet se Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët.

“Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar”, thotë Bardhi.

Arena e Lajmit

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×