Finalja e Ligës së Konferencës/ Fejnordi rikthehet pas 31 vitesh në Tiranë, kur holandezët përballeshin me Partizanin e Starovës (VIDEO)

Fejnordi është padyshim, “Hirushja” e Ligës së Konferencës! Holandezët arritën të siguronin një biletë për finalen e madhe të 25 majit në Tiranë, ku do të kenë përballë Romën e Zhoze Murinjos. Të dyja skuadrat do të japin gjithçka në fushën e “Air Albanias”, për ta bërë për vete këtë trofe historik.

Fejnord

Por kjo nuk është hera e parë që Fejnordi, do të luajë në Tiranë. Holandezët kanë qenë mysafirë para  31-vitesh në ish-stadiumin “Qemal Stafa”, ku u përballën me Partizanin, në sfidën që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Bëhet fjalë për sezonin 1991/1992. Ky duel ishte i vlefshëm për turin e parë të Kupës së Kupës. Partizani asokohe drejtohej nga Sulejman Starova dhe kishte në përbërje shumë emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Për më tepër shikoni përmbledhjen e ndeshjes Partizani-Fejnord, të zhvilluar në “Qemal Stafa”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×