FOTO/ Shkrumbohet nga flakët magazina në Devoll, dyshohet se një cigare i vuri zjarrin godinës

Zjarr Magazineee

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Ziçisht të bashkisë Devoll.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se zjarri ka qënë i madh duke e djegur plotësisht magazinën e cila mbante zahiretë e dimrit të shtetasit Jani Pine.

Gjithashtu sipas dëshmive në vendngjarje bëhet e ditur se magazina përdorej edhe nga një shtetas tjetër. Fatmirësisht flakët nuk kanë depërtuar te banesa që ishte ngjitur me magazinën.

Sipas burimeve nga policia mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e një cigareje të ndezur. Ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur komplet ngjarjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×