Në një ndeshje rezervash në Argjentinës, shpërthyen skenat e dhunës ku një lojtar goditi me grusht gjyqtaren femër, pasi kjo e fundit e ndëshkoi atë me karton të kuq.
Në sfidën Indipendencia-Garmense, e vlefshme për ligat provinciale në Buenos Aires, Kristian Tirone u nervozua jashtë mase shumë kur pa që Dalma Kortadi i drejtoi kartonin e kuq. Në momentin kur situata po nxehej akoma dhe më shumë, Tirone shkoi me vrap pas Kortadit dhe e goditi me grusht pas koke, duke e përplasur në tokë.
Dhuna vazhdoi sërish pas kësaj, saqë u desh dhe ndërhyrja e forcave policore, të cilat shoqëruan Tironen, pas aktit që ai kreu ndaj gjyqtares, gjë që nxiti dhunën dhe mes lojtarëve të tjerë.
🚨Cobarde agresión a una mujer árbitro de un futbolista en el partido de reserva Independencia ante Garmense, correspondiente a la Liga de Tres Arroyos.
*️⃣La víctima es Dalma Cortadi y el autor del hecho, Cristian Tirone. pic.twitter.com/a5wZT6QKLv— César Luis Merlo (@CLMerlo) July 31, 2022
Arena e Lajmit
