“Nga një skandal te tjetri”, Meta thirrje Ramës: Jep dorëheqje që Shqipëria mos të jetë vendi i parë për azil

Ilir Meta A

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqje nga detyra, duke e akuzuar atë si përgjegjës për shumë skandale në vend.

Në një konferencë për mediat Meta tha se me këtë akt do i jepet fund dhe faktit që Shqipëria të mos jetë më vendi i parë për azilkërkues.

“Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke nisur me qindra milionë eurot me inceneratorët që nuk ekzistojnë. Me mln eurot e vjedhura me energjinë elektrike, me portin e Durrësit, me koncensionet dhe PPP-të. Për të gjitha këto vjedhje përgjegjës është Rama. Ndaj duhet të japë dorëheqje. Ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë nga ajri me charterin superluksoz, shqiptarët në tokë përballen me varfërimin. Dorëheqja është zgjidhja e vetme që shqiptarët mos të jenë më vendi i parë në botë për kërkesat për azil.

Ashtu si në vitin 90 kur shqiptarët ishin përballë diktaturës, dhe sot janë përballë një regjimi po aq të urryer. Sot është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve, me një kryehajdut si Rama. Ai kujton se do të fitojë kohë përmes sakrifikimit të bedelave të tij. Është e qartë se përgjegjësi për këtë shkatërrim të shtetit është i tij.”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×