
Në një takim me banorë të Kombinatit, Astirit dhe Unazës kreu i PD Sali Berisha u shpreh i revoltuar se vendi i kryeministrit Edi Rama është në burg sepse ka grabitur qytetarët
“Le të lebetitet nga vrulli guximi i qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë. Ky hajdut vendin e ka në burg dhe vetëm në burg. Në një kohë kur pensionisti numëron qindarka ky firmos 430 mln për ndërmarrjen e tij. Djegësat janë ndërmarrje e Edi Ramës, Engëll Agaçit, Arben Ahmetaj, Erion Velisë. A ndodh në botë që Prokuroria e gjykata të lëshojë urdhër arresti për ndërmarrje krimi dhe ajo jo vetëm që nuk konfiskohet, por disbursohet me para çdo javë, vetëm se janë në llogari të Ramës. Ku mund të ndodhë në botë mblidhet kryeministri e të thotë se kësaj ndërmarrje do ti jap bonus 8 %, një ndërmarrje që nuk ekziston. Ajo ndodh se ishte projekti i vjedhjes së Ramës”, tha Berisha.