Nëse Real Madrid mbërrin në finale, duhet të filloni të përgatiteni që para fillimti të ndeshjes që të shihni në fund “los blancos” duke festuar me trofeun në duar. Statistikat flasin vetë, pasi që në nga viti 2014, Reali ka fituar 17 nga 19 finalet e luajtura.
SuperKupa e Europës përballë Eintraht ishte e fundit dhe ishte një nga ato suksese që cilësohen të thjeshta për t’u arritur nga madrilenët. Një ecuri e jashtëzakonshme që nisi në vitin 2014 me galopimin e famshëm të Bejl përballë Bartra në Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës, për të mbërritur deri te nata e Helsinkit me vetëm dy ndalesa. Të dyja ndaj Atletiko Madrid, që ka qenë skuadra e vetme gjatë këtyre viteve që ka thyer Realin në finale.
Pesë Liga Kampionesh, tre SuperKupa të Spanjës, katër Botërorë Klubesh dhe katër SuperKupa të Europës, përtej asaj Kupe Mbreti të përmendur më lart, e bëjnë këtë një cikël të jashtëzakonshëm finalesh të fituara në kaq pak vite. Atletiko është skuadra e vetme që i ka mundur, por edhe ajo që ka pësuar më shumë disfata në finale, 3 të tilla në këtë periudhë kohe, i ndjekur nga Barcelona, Sevilja e Liverpul me 2. Të tjerët janë Juventusi, Kashima Antlers, Atletik Bilbao, Mançester Junajtid, Gremio, San Lorenzo dhe Al-Ain.
Arena e Lajmit
