“Kur kam qenë i vogël më keni mbajtur ju në krahë, ndaj jam i bekuar”, Rama i përgjigjet më batuta të riut nga Berati: Ma ha mendja se të ka ecur nga unë

Rama Ne Berattt

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim më të rinjtë e Beratit, ku nuk kanë munguar batutat.

Një gjimnazist në fjalën e tij e quajti veten të bekuar pasi kur kishte qenë i vogël është mbajtur në krahë nga vetë kryeministri. Rama iu përgjigj se nuk beson, pasi i binte të kishte superfuqi.

“Kur kam qenë i vogël më keni mbajtur ju në krahë. Ndaj jam i bekuar. Faleminderit që keni krijuar mundësi për ne. Gjimnazi im është restauruar dhe doja të shtoja që në gjimnazet tona të kenë laboratorë, për ato të shkencave të natyrës. Do ishin ndihmesë për e. Faleminderit për mundësitë që na jepni”, u shpreh një gjimnazist.

“Ma ha mendja që nëse ta ka ecur të ka ecur se të kam mbajtur në krahë. I bie të kisha superfuqi. Faleminderit që të shkon mendja se mund të jetë kështu, por nuk e besoj”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×