Zëvendësojnë Alfred Rushajn dhe Grida Dumën në Kuvend/ Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në KQZ

Nebiaj Doda

Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj do të jenë dy deputetët e ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Doda dhe Nebijaj që zëvendësojnë dy deputetët e PD-së Grida Duma dhe Alfred Rushaj të cilët lanë mandatin, kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për marrjen e mandatit të deputetit.

“Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ.
Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”, njoftoi sot KQZ.

Ish-deputetët Alfred Rushaj dhe Grida Duma dhanë dorëheqjen nga mandati në Partinë Demokratike.

Rushaj dha dorëheqje për arsye personale, ndërsa Grida Duma, u tërhoq nga politika për t’iu kushtuar gazetarisë dhe televizionit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×