Videoja që po bën xhiron e rrjetit, Mbape mërzitet se nuk i pasuan topin/ Shikoni reagimin befasues të yllit francez

Një video epike e Kilian Mbapesë, në duelin e djeshëm ndaj Montpelierit po bën xhiron e rrjeteve sociale.

MBAPE

Në pjesën e dytë, Mbape kërkoi topin nga shokët e skuadrës, në një aksion ku protagonist ishte blerja e re, portugezi Vitinja. Mesfushori nuk zgjodhi ta pasojë te sulmuesi francez në krahun e majtë, por vazhdoi aksionin dhe e pasoi topin te Lionel Mesi.

Reagimi i Mbape ishte i pabesueshëm, ku ai u ndal në mes të aksionit, tundi duart me pakënaqësi dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm. Një veprim aspak profesionist ky, që ka marrë kritika të shumta. Francezi zhgënjeu me sjelljen e tij, duke nxjerrë në dalin në pah problemet që parizienët kanë në klub.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×