
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka publikuar një video ku sipas tij shihen fëmijë të cilët mbushin sallën ku Edi Rama po zhvillon një takim e qytetarët.
Sipas Vasili fëmijët janë detyruar nga drejtorët e shkollës që të lënë mësimin dhe të shkojnë në takim me kryeministrin.
“Drejtoret rilindas idioter ne Vlore heqin femijet nga mesimi ne oren 10 te mengjesit, qe ti mbushin sallen Shkollepakut, qe ti dëndi me genjeshtra si puna Alabarit dhe Manhattanit ne Kroaci!
Prinderit robtohen ne pune dhe heqin nga goja per te cuar femijet ne shkolle dhe keta i heqin nga mesimi, qe te degjojne njeskizofren te paditur dhe grabitqarin me re madh te parave te prinderve te tyre!!”, shkruan Vasili.