Projektrezoluta e PE, reagon Vasili: I jep goditje dërrmuese Ballkanit të Hapur!

Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë e Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rezolutën e Parlamentit Europian, ku iu bëhej thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të tërhiqej nga nisma Open Balkan.

Sipas Vasilit, rezoluta shprehet shume qartë për Ballkanin e Hapur në pjesën e saj me titull “Democratic and socio-economic transformation in candidate countries” pika (bd) ku thuhet: “shprehin rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është nisma e Ballkanit të Hapur”.

REAGIMI I VASILIT
Rezoluta e Parlamentit Europian i jep goditje derrmuese Ballkanit te hapur!
Parlamenti Europian me Rezoluten e tij 2022/2064(INI) te dates 23 nentor, ka votuar me nje shumice shume te gjere plot 502 vota pro, pra rreth 80% te votave, kunder Ballkanit te Hapur.
Rezoluta shprehet shume qarte per Ballkanin e Hapur ne pjesen e saj me titull “Democratic and socio-economic transformation in candidate countries” pika (bd) ku thuhet:
‼️ “shprehin rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është nisma e Ballkanit të Hapur”.
Pra Ballkani i Hapur i Edi Rames eshte i papranueshem dhe nje shqetesim shume i forte per Bashkimin Europian.
❗️Te gjithe e mbajne mend mire Amendamentin e paraqitur nga une ne Kuvendin e Shqiperise per daljen nga Ballkani i Hapur ne 6 mars te ketij viti.
Do te ishte nje faj i pamnistueshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames.
Ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim i vertete pro NATO, pro BE dhe pro SHBA.
Shumica derrmuese prej 502 votash e Parlamentit Europian ishin nje goditje politike historike per manovrat anti BE te Edi Rames ne funksion te interesave putiniane te tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×