Seanca e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kryemadhi “thumbon” Ramën: Bashkëpunimi mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur

316314488 683593196469080 9126097923078420508 N

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me seancën e përbashkët të mbajtur sot mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në një postim në Facebook, kryemadhi u shpreh se deputetët duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve.

Ajo ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama, kur tha se bashkëpunimi mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur.

Postimi i plotë:

Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×