KRAHASIMI/ Shembulli me tifozët në Korçë, kur ka garë interesi rritet

Skënderbeu luajti ditën e mërkurë ndeshjen e radhës të Superiores kundër Kastriotit, sfidë e rëndësishme edhe pse vështirësia për të mbijetuar në kategori është e lartë.

Volej Skenderbeu

Pamja që të vriste më shumë sytë ishte ajo e shkallëve të stadiumit, pothuajse bosh, me një numër shumë të ulët tifozësh në mbështetje të ekipit.

Teoria që në qytetin e Korçës nuk e ndjekin më sportin bie, sepse pak metra larg stadiumit, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, tifozët kanë kaluar edhe kapacitetin e vendeve që është 2400 duke qenë rreth 2500 të pranishëm në mbështetje të ekipit të volejbollit Skënderbeu, për femra, kundër Tiranës.

Skenderbeu volej

Atëherë dalim në konkluzionin që kur ka garë atëherë edhe interesi rritet, por nëse vazhdohet pa një plan dhe projekt konkret për të ardhmen atëherë ndeshja rrezikon të ndiqet vetëm nga familjarët e futbollistëve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×