“Keqardhje për socialistët”, Balliu për rastin e ish-kryebashkiakut: T’a kishte thithur edhe dy herë kokainën do ishte bërë ministër

Balliu

Në emisionin “Open” në News24 nuk ka munguar ironia nga ana e Klevis Balliut për qeverinë ‘Rama;.

Balliu gjatë bisedës në studio, ndërsa u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë, gjithashtu tha se prioritet i Ramës janë njerëzit që merren me drogë.

“E patë atë të Bulqizës u kap duke pirë kokainë prapë kryetar bashkie, ta kishte thithur dhe dy herë do të ishte bërë ministër. Kush e thith më shumë nga të gjithë është kryetari”, ka thënë Klevis Balliu, duke shtuar: “Keqardhje për të gjithë socialistët, turp për ne si komb që të diskutosh për politikë si të flasësh për kronikën e zezë”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×