Dhunuan pedagogun dhe politikanin shqiptar Petraq Milo, arrestohen dy policët malazezë

Petraq Milo

Dy efektivët e policisë malazeze të cilët dhunuan politikanin Petraq Milo, janë vënë në pranga ditën e sotme.

Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan pedagogun dhe politikanin e njohur shqiptar, janë tashmë në pranga.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, ndërsa një ditë më parë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë dhunën ndaj tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×