Vrasja në Athinë/ “Dikush duhet të largohet”, kërcënonin dhe promovonin jetën luksoze në videoklipe, autoritetet greke “zbërthejnë” bandën shqiptare

Athine

Vrasja aksidentale 40-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami, në Athinë ka hedhur dritë mbi aktivitetin kriminal të bandave shqiptare të cilat prej vitesh operojnë në Greqi.

Ndërkohë katër nga shtatë shqiptarët e shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje sipas mediave greke janë identifikuar.

Autoritetet greke kanë bërë me dije se aksioni i bandës shqiptare e përbërë nga 15 deri në 20 persona i ka fillesat shumë vite më parë. Mediat greke shkruajnë se aktiviteti kriminal shkon shumë larg, aq sa të përfshirë janë edhe oficerë policie.

E njohur për autoritetet greke organizata ka pasur aktivitete në të kaluarën edhe në Mbretërinë e Bashkuar. 4 po 5 anëtarë të bandës kanë lidhje edhe me të dënuar për krime të rënda në shumë burgje të vendit.

Media greke ‘Mega’ shkruan se përveç aktiviteteve kriminale, kjo organizatë promovonte jetën e luksin edhe në rrjete sociale.

Ata kanë postuar në YouTube një videoklip në vitet 2013-2014 , me shprehjet “Dikush duhet të shkojë”. Gjithashtu theksohet se anëtarët e bandës shqiptarë shihen edhe në videoklip. Në të njëjtën kohë bëri bujë edhe informacioni se ata bashkëpunonin me rrjetin e korrupsionit të EL.AS dhe punonjës policia që i mbuloni këto akte të paligjshme.

Ndërkohë verën e kaluar, banda e quajtur “Luanët” e shtrinë aktivitetin e tyre në Zakinthos.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook