McGregor dhe e fejuara e tij fotografohen në momente intime në after-party-n e filmit “Elvis” (FOTO)

pjimage-2022-05-26t113214-064-2

Conor McGregor dhe e fejuara e tij, Dee Devlin morën pjesë në festën e premierës së “Elvis” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Artisti i arteve marcialeve dhe e fejuara e tij dukeshin se po e shijonin në maksimum prezencën e njëri-tjetrit. Përpos puthjeve e përqafimeve intime në tapetin e kuq, duhet thënë se dyshja shkëlqenin me paraqitjen e tyre.

Loved-up: The mixed martial artist and his fiancée looked intimate as they cosied up at the glam event and sipped on cocktails

McGregor ishte veshur i gjithi në të zezë, me një kostum me papion shumë shik. Detajet e xhaketës i jepnin akoma më shumë stil veshjes së tij. E gjithë pjesa përpara e jakës dhe pjesa edalur e xhepave ishin të mbuluar me gurë në ngjyrë argjendi.

Chic: Meanwhile Dee looked stunning in a cleavage-plunging sleeveless gown which featured golden buttons and safety pin-like detailing

Nga ana tjetër edhe Devlin ishte kombinuar me partnerin e saj e gjitha në të zezë. Ajo mbante veshur një fustan bust me një të qarë tek shala deri lart. E gjithë thjeshtësia e fustanit, thyhej kaq bukur me detajet e floririt në të dhe zingjirët në sandalet e zeza që mbante veshur. Ajo e kompletoi pamjen me bizhuteri minimale, një çantë vogël të zezë.

Gorgeous: The stunning mother-of-three had her highlighted, honey locks down in a pin-straight style

Power couple: Conor and Dee looked stunning in chic ensembles as they attended the star-studded event

Ju kujtojmë që edhe Austin Butler dhe Kaia Gerber shkëlqyen gjatë paraqitjes së tyre së bashku në Festivalin më të madh të Filmit në Kanë.
Kaia dukej e mrekullueshme veshur me nje fustan të kuq të gjatë. Ajo kishte zgjedhur t’i mblidhte flokët lartë, duke lënë që të gjithë vëmendjen ta marrë pjesa e pasme e hapur e fustanit.

Ndërsa Austin gjithashtu shkëlqente në kostumin e tij të zi me këmishë të bardhë. Ai e kishte kompletuar lukun me një papion të zi.Modelja dhe aktori u fotografuan teksa dhanë një puthje pasionante në tapetin e kuq.

Sweet: Kaia and Austin were first seen together since last December, with the couple being inseparable ever since

Gjithashtu filmi “Elvis” është një film biografik për Elvis Presley-n nga Baz Luhrmann. Filmi tregon jetën dhe karrierën e Elvisit që nga ditët e tij të hershme si fëmijë duke u rritur në Misisipi deri në ngjitjen e tij si një ikonë rocku dhe yll filmi.

Luhrmann ka rolin e regjisorit dhe bashkë-skenaristit të filmit, së bashku me Sam Bromell, Craig Pearce dhe Jeremy Donner, nga një histori që ai konceptoi me Donner. Elvis vdiq në moshën 42-vjeçare në vitin 1977 nga aritmia kardiake për shkak të një reaksioni toksik ndaj kodeinës.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook