VIDEO/ Djali i Rudi Vatës i papërmbajtshëm, shkëlqen me dy gola me Sëlltikun

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Roko Vata ka shkëlqyer ditën e djeshme me fanellën e Sëlltikut B duke shënuar një dopietë.

bandicam 2022-08-28 12-47-04-530

Në ndeshjen e luajtur ndaj Dalbatie Star, Sëlltiku triumfoi me rezultatin 5-0, ku Roko Vata shënoi dy gola në këtë takim.

Goli i parë për futbollistin shqiptar ishte një gol në shpejtësi, i cili mjaft bukur iu ç’markua mbrojtjes kundërshtare dhe duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Gjithashtu edhe goli i dytë për Roko Vatën, ishte spektakolar teksa pas një kalimi me topin nga krahu i djathtë për në qendër godet mjaft bukur me këmbën e djathtë duke e dërguar topin në trekëndësh.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×