Të papërmbajtshëm në këtë sezon të ri, klubi i Premier Ligës i bashkohet garës për Asension

Arsenali duket se dëshiron ti bëjë edhe një dhuratë të fundit në merkato teknikut Mikel Arteta për ta shpërblyer lidhur me formën fantastike që londinezët po kalojnë në këtë sezon ku i kanë fituar të gjitha ndeshjet deri më tani, me drejtuesit e klubit që kanë përzgjedhur si përforcimin e tyre të radhës, Marko Asension.

asensio

Sulmuesi spanjoll është lënë jashtë skuadrës nga ana e madrilenëve që kërkojnë shitjen e tij pas bllokimit të negociatave për rinovimin e kontratës së futbollistit që përfundon në qershorin e vitit 2023.

Në garë për 26-vjeçarin është dhe Junajtid që ka arritur ditën e sotme akordin për brazilianin Antoni dhe mund ti hapë rrugë Arsenalit për të transferuar Asension.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×