Fitorja ndaj Arsenalit, Ten Hag: Më pëlqen ky mentalitet, do të jem shoku dhe mësuesi i Ronaldos

Erik ten Hag ka nisur të shijojë frytet e para të punës së tij në “Old Trafford”. Mançesteri po funksionon dhe ai vlerësoi shpirtin dhe mentalitetin e skuadrës pas triumfit ndaj Arsenalit, që mbylli javën e 6-të të Premier Ligës.

TEN HAG

“Jemi të gëzuar dhe kënaqur nga fitorja, por edhe paraqitja kundër një skuadre shumë të mirë. Arsenali luajti me të vërtetë mirë.

Por shpirti i skuadrës sonë, pas zhgënjimeve që patëm, është i shkëlqyer dhe tregon mentalitetin tonë. Jemi përmirësuar në këtë pikë.

Në skuadër kemi karakteret e duhura dhe tani duhet vetëm të bashkëpunojmë, të menaxhojmë zhgënjimet dhe përmirësohemi. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe luajmë ndeshjen tonë.

Mund ta shihni që Arsenali është më shumë kompakt, por shpirti ynë solli fitoren. Mund të bëjmë më mirë me presingun.

Patëm një plan të mirë, por depërtimet e Zinçenkos u jepnin atyre superioritet në mesfushë.

Ne mund të jemi më të qetë me topin dhe të mos e shpërdorojmë atë”, tha trajneri holandez për “Sky Sports”. Ai u ndal edhe te loja e Rashfordit dhe debutimi i Antonit:

“Që të dy luajtën shkëlqyeshëm, ishin një kërcënim i vazhdueshëm. Unë e di që në sulm jemi të fortë, kemi lojtarë krijues dhe të shpejtë.

Kjo është hera e parë që ata luanin së bashku dhe ishte një lojë e shkëlqyer për ta parë”.

RONALDO – CR7 e nisi sërish nga stoli, ndërsa pak orë përpara ndeshjes, gjatë një interviste për “Sky Sports”, Ten Hag shpjegoi tranzicionin me sulmuesin portugez, për të cilin ai ka plane të mëdha këtë sezon:

“Unë do të jem shoku i tij, ndonjëherë do të jem mësuesi i tij.

Varet nga situata. Siç të gjithë e dimë, ai nuk bëri fazë përgatitore. Suksesi i tij varet në përshtatjen e mekanizmave të skuadrës. Nëse do të bashkëpunojë në lojën me dhe pa top, atëherë do të shkojë gjithçka mirë. Pjesa tjetër është gjendja fizike”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×