Gjekmarkaj në prezantimin e librit të Flutura Açkës: Personalitete si ajo e bëjnë Shqipërinë më të denjë

Gjekmarkaj Acka

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në prezantimin e librit të ri të shkrimtares Flutura Açka, gjithashtu deputete e PD.

Gjekmarkaj shkruan se personalitete si Flutura e bëjnë Shqipërinë një vend më të denjë dhe librat e saj e bëjnë kulturën tonë më bashkëkohore dhe europiane.

“Me miken, kolegen dhe shkrimtaren Flutura Açka në prezantimin e librit të saj të fundit “Tulipanë të vonuar”!
Personalitete si Flutura e bëjnë Shqipërinë më të denjë, librat e saj kulturën tonë më bashkëkohore dhe europiane.
Koha për “Tulipanin”, është koha e letërsisë ku të shohim veten dhe botën duke u bërë bashkautorë përmes leximit!”, ka shkruar deputeti.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×