Akuza për falsifikim dokumentesh, nis procedimi penal për noteren në Fier

Policia Fier

FIER

Një notere është vënë nën hetim nga prokuroria pas kallëzimit nga policia për falsifikim dokumentesh.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, menjëherë pas publikimit të disa pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, ku dyshohet se një shtetase me profesion notere kishte falsifikuar dokumentet, kanë referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetases A. H., 51 vjeçe, me profesion notere.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gjatë ushtrimit të profesionit, ka falsifikuar vulën e profesionit dhe dokumente të ndryshme. Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×