Meta zbardh takimin me strukturat e PL-së në Malësi të Madhe: Më 14 maj do ndëshkojmë regjimin shtypës!

325782376 623396619550766 137361156763980352 N

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar ekipin drejtues të PL-së në Malësinë e Madhe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Met ka ndarë foto nga takimi me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, Luigj Turmaalaj dhe Rezhep Ballmi, teksa ka shkruar se në 14 maj, regjimi shtypës do të ndëshkohet.

“Kënaqësi të takoja sot ekipin drejtues të Partisë të Lirisë në Malësinë e Madhe së bashku me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, Prof.Luigj Turmalaj dhe z.Rexhep Ballmi.

Të bindur se në 14 Maj regjimi shtypës, përjashtues dhe intimidues do të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët.

Partia e Lirisë e përkushtuar për t’i dhënë fund këtij regjimi monist të korruptuar në çdo qelizë dhe për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve. Mirënjohje Kryetarit të PL, z.Fatmir Shpellzaj dhe të gjithë ekipit tonë të mrekullueshëm për punën që bën për të afirmuar kauzat tona!”, ka shkruar Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×