VIDEO/ Festoi duke hequr fanellën dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por goli u anulua nga VAR-i! Si e pësoi sulmuesi i Juventusit

Sfida mes Juventusit dhe Salernitanës rezervoi një fund me të vërtetë dramatik, ku protagonist ishte sulmuesi polak Milik, i cili në fund e pësoi duke lënë fushën e lojës me karton të kuq.

MILIK

Në minutën e 95-të, Milik shënoi golin e 3-2, në gëzim e sipër, sulmuesi festoi duke hequr fanellën, teksa më herët kishte marrë dhe një karton tjetër të verdhë. Me rregullore gjyqtari e ndëshkoi sulmuesin për heqje fanelle, teksa goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Në fund sulmuesi i Juventusit mbeti me “gisht në gojë”, duke u larguar nga fusha me karton të kuq, për këtë festë, teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×