Tenisti 19-vjeçar spanjoll, Karlos Alkaraz është shpallur kampion në “US Open”, duke mundur në finale norvegjezin Kasper Rud.
Spanjolli bëri një lojë perfektë, duke mundur rivalin e tij me rezultatet 6-4, 2-6, 7-6 dhe 6-3, për të fituar turneun e parë “Grand Slam” në karrierën e tij.
Lotët nuk munguan nga Alkaraz, i cili kështu u bë tenisti më i ri që triumfon në një finale “Grand Slam” që nga bashkëkombësi i tij, Rafa Nadal në “French Open” në vitin 2005.
Arena e Lajmit
