“Ja në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi”, Blushi nxjerr fotot e deputetëve të PS në seancën e sotme: Baftjari voton me të dyja duart, Shalsi…

Capture

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me votimin e kryer në seancën e sotme në Kuvend, ku deputeti Baftjar Zeqaj është filmuar duke votuar edhe për deputeten Tatiana Piro, e cila në atë moment nuk ishte e pranishme në sallë.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se ajo që ndodhi sot tregon nivelin në të cilin ndodhet sot Parlamenti shqiptar dhe mbi të gjitha deputetët e Rindjes.

Postimi i plotë:

Degradimi i parlamentarizmit!
Shalsi luan shah! Baftjari voton me të dyja duart!
Mjaftojnë këto foto për të kuptuar se në çfarë niveli ndodhet sot Kuvendi i Shqipërisë dhe se cilët janë deputetët e “Rilindjes”.
Turp e faqja e zezë!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×