Tronditet Milani, kuqezinjtë pa sulmues kundër Napolit

Milani po përgatitet për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme për ecurinë e sezonit që do të jetë ajo ndaj Napolit. Tekniku i kuqezinjve Stefano Pioli duket se do të duhet të improvizojë me formacionin në këtë ndeshje duke parë mungesat e shumta në repartin e avancuar.

milan

Dëmtimet e Origit dhe Rebic si dhe skualifikimi i Leaos për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit duket se do të jenë problemi kryesor i kuqezinjve, me teknikun italian që po studion me kujdes formacionin për ndeshjen ndaj napoletanëve.

Në këto kushte Zhiru dhe Mesias duket se e kanë të sigurt vendin e titullarit, me blerjen e bujshme të verës, Sharls De Ketelere që mund të provohet në krahun e majtë të sulmit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×