Derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit ka kthyer përsëri Dritën në kreun e renditjes. Ndeshja e javës së 7 të Superligës së Kosovës, i ka dhuruar një sukses 4-1 ekipit të drejtuar nga Ardian Nuhiu, që ia del kësisoj të mbërrijë në renditje pikërisht Gjilanin, në kuotën e 14 pikëve.

Baftiu ishte ai i cili hapi serinë e golave për Dritën ndërsa më pas ishte Simonovski i cili shënoi 3 herë në portën e Gjilanit, duke i dhënë një avantazh të pakthyeshëm ekipit të tij. Zabërgja në minuyat e fundit shënoi golin e nderit për ekipin e Gjilanit.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Prishtina triumfoi 4-2 ndaj Malishevës, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë në renditje me 11 pikë.

Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
and then